Kandidati i Bashkë Fitojmë për zgjedhjet e 14 majit Pashk Gjoni, ka reaguar në lidhje me fitoren e socialistëve në Lezhë.
Teksa ka falenderuar gjithë mbështetësit ai është shprehur se ata i rezistuan makinerisë së krimit dhe pushtetit që deformoi vullnetin e lirë të sovranit.
Postimi i plotë:
“Falenderim dhe mirënjohje mijëra qytetarëve në çdo cep të Lezhës që rezistuan ndaj makinerisë së krimit dhe pushtetetit që deformoi vullnetin e lirë të sovranit.
Dëmin më të madh ata do t’ia bëjnë sërish Lezhës sonë edhe në të ardhmen. Bëme një fushatë model, të bukur, të lirë dhe me njerëz të zakonshëm që e duan këtë vend.
Falenderim të përzemërt çdo bashkëpunëtori tim në këtë garë, të gjitha strukturave politike që bënë maksimumin, komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve.
Ne nuk nënshtrohemi, liria është themelore, ne do t’i shërbejmë asaj. Mirënjohje përzemërsisht!”- tha Gjoni.
Top Channel