Mori mandatin tjetër në krye të bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu pritet me ovacione nga punonjësit
16/05/2023 10:07
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, është pritur me ovacione ditën e sotme në ambientet e bashkisë nga punonjësit.
Ndreu i është rikthyer punës pasi fitoi mandatin e dytë, ndërsa punonjësit pritën të gjithë në hyrje të bashkisë ku duartrokitën dhe hodhën fishekzjarre.
Ndreu duket që përshëndet të gjithë punonjësit dhe festojnë bashkë fitoren.
Pjerin Ndreu mori 18290 vota në total, duke lënë pas me dy mijë vota diferencë kandidatin e Bashkë Fitojmë, Pashk Gjonin.
Top Channel