Mori mandatin e tretë si kryetar bashkie, Veliaj rekord në njësinë 4: Kemi fituar 54%

16/05/2023 19:08

Kryebashkiaku i Tiranës edhe për një mandat të tretë, Erion Veliaj ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që u angazhuan maksimalisht në zgjedhjet vendore 2023 për t’i dhënë atij fitoren e radhës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka falënderuar ndër të tjera banorët e njësisë 4, duke theksuar se megjithëse ishin një nga zonat që u godit më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit, votuan rekord majtas.

“Njësia 4, një nga njësitë që u godit më shumë nga tërmeti, sa mirë që morën një vendim të drejtë dhe sa mirë që nuk e kemi garën t’iu pëlqejmë të gjithëve, por t’i shërbejmë të gjithëve.

Blerina nuk është këtu sot, sepse është në një mision ndërkombëtar me kryeministrin Rama, por dua të them se kemi arritur një rekord. Në njësinë 4 ne kemi fituar 54%”- tha Veliaj, duke shtuar se kjo tregon që “njësinë 4 ua morëm të djathtëve” por mbeti e majtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA