Mbyllet numërimi për Tiranën! Erion Veliaj siguron mandatin e tretë, la pas me mbi 58 mijë vota Këlliçin
16/05/2023 11:28
Bashkia më e madhe në vend, Tirana ka përfunduar me numërimin e votave, ku Erion Veliaj ka siguruar një mandat të tretë.
Me numërimin e 941 qendra votimesh, Veliaj aktualisht kryetar bashkie për Tiranën ka marrë besimin e 54.69% të qytetarëve të kryeqytetit me 158688 vota.
Veliaj ka lënë pas kandidatin e koalicionit Berisha-Meta me plot 58337 vota përpara, diferencë kjo e thellë.
Këlliçi “Bashkë Fitojmë” pason me 34.58%të votave, pra 100351 vota gjithsej.
Roland Bejko i Partisë Demokratike ka arritur të marrë vetëm 4.27% të votave, diferencë e madhe nga kundërshtarët e tij.
Pas Bejkos pason Arlind Qori me 4.77%të votave, Lalja Përlaska me 0.73% dhe Marko Dajti me 0.97%.
Top Channel