Një ish-financier i kishës Mormone në SHBA, e njohur si Kisha e Jezus Krishtit, e Shenjtorëve të Vonshëm, ka thënë se fundmi se organizata ka akumuluar rreth 100 miliardë dollarë për vepra bamirësie por nuk i ka shpenzuar kurrë në projekte të tilla.
“Ky është një fond klandestin investimesh,” tha David A Nielsen gjatë një interviste në rrjetin CBS, 60 Minutes. “Ku paratë hyjnë, ato nuk dalin më jashtë.”
Nielsen, i cili ka depozituar ankesën te autoritetet taksore në SHBA, më parë menaxhonte prej vitesh degën e investimeve të kësaj kishe, Ensign Peak Advisors.
Një raport për ankesën te zyrtarët taksorë është publikuar nga rrjeti Washington Post në 2019 kur Nielsen nisi të shpërndante kopjet.
Nielsen, edhe vetë i besimit Mormon, ishte rekrutuar teksa punonte në bursën e Wall Street.
Nielsen tha se gjatë punës së tij me grupin, vërente se investimet e Kishës maskoheshin si bamirësi duke shmangur kështu miliona dollarë në taksa duke falsifikuar të dhënat dhe keqinformuar besimtarë të tjerë të fesë Mormone.
Sipas tij, çdo vit kisha mblidhte rreth $7 miliardë nga rreth 17 milionë anëtarët e saj, sipas praktikës ku besimtarët i japin 10% të të ardhurave të tyre organizatës fetare.
Fondi i hapur prej vitit 1997, kishte arritur në më shumë se $100 miliardë, thotë Nielsen.
“Unë mendoja se ne do të ndryshonim botën, por ata vetëm rrisnin llogarinë bankare,” thotë Nielsen.
Të dhënat tregojnë se paratë nuk përdoreshin për bamirësi pro për iniciativa fitimprurëse, siç ishte ndërtimi i një qendre tregtare në qytetin Salt Lake City në tokën e kishës.
Nielsen dha dorëheqjen në 2019 kur një rrjet interneti i quajtur Mormon Leaks bënte lidhjen mes kishës dhe kompanive ‘offshore’ dhe aseteve financiare që kontrolloheshin nga Ensign Peak.
Ankesa e Nielsen vërtetoi se kisha bënte çmos për fshehjen e aseteve dhe investimeve me anë të kompanive guaskë dhe adresave të rreme, shkruan Washington Post .
Top Channel