Këshillat Bashkiakë/ Përfundon numërimi në disa bashki, Partia Socialiste fiton shumicën e mandateve, e ndjekur nga “Bashkë Fitojmë”

16/05/2023 23:00

Procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillave Bashkiakë vazhdon në vend, ndërsa numërimi ka përfunduar në disa prej bashkive.

Të parat që dolën me rezultate janë bashkitë, ku votimi u krye në mënyrë elektronike.

Elbasan, me 31943 vota, Partia Socialiste mori 28 mandate, e ndjekur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që fitoi 12 mandate në Këshillin Bashkiak. Partia Demokratike mori 7 mandate, ndërsa nga një mandat kanë marrë Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokrate, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Partia e Gjelbër.

Kamëz, Partia Socialiste grumbulloi 20130 vota, ndërsa “Bashkë Fitojmë” 11391 vota. Kështu, PS fitoi 19 mandate në Këshillin Bashkiak, BF 11 mandate. Partia Demokratike mori 3 mandate, Partia Socialdemokrate 2 mandate, Fryma e Re Demokratike 2 mandate, ndërsa nga një mandat kanë marrë Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë.

Vorë, Partia Socialiste mori 6578 vota, “Bashkë Fitojmë” mori 2178 vota. E majta fitoi 13 mandate, koalicioni Berisha-Meta katër mandate, Partia Agrare Ambientaliste 2 mandate, Partia Republikane dhe Fryma e Re Demokratike nga 1 mandat.

Shkodranët, përmes votës i kanë besuar jo vetëm Benet Beçit si drejtues i bashkisë për 4 vitet e ardhshme por edhe socialistëve për këshillin bashkiak. Partia Socialiste do të këtë shumicën e këshillit me 18 këshilltarë. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” renditet i dyti me 13 këshilltarë ndërsa Partia Social Demokrate e Tom Doshit, pozicionohet e treta me 12 këshilltarë, me vetëm 269 vota më pak se sa demokratët e koalicionit Berisha – Meta. Ndërkohë Partia Demokratike zyrtare ka marrë 5670 vota duke siguruar 5 mandate. Nga një mandat kanë fituar edhe partitë Fryma e Re Demokratike, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Lëvizja e Legalitetit.

Me 43861 vota, Partia Socialiste fitoi 28 mandate në Këshillin Bashkiak të Durrësit. 13 mandate fitoi “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokratike 5 mandate, ndërsa Partia Agrare Ambientaliste mori 3. Partia Socialdemokrate dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Integritet fituan nga një mandat secila.

Fier, e majta ka fituar 33 mandate në Këshill, “Bashkë Fitojmë” ka marrë shtatë mandate, Partia Social Demokrate 5 mandate, Partia Demokratike katër mandate, ndërsa PDIU dhe ALD nga një mandat.

Mallakastër, Partia Socialiste do të ketë 9 anëtarë në Këshillin Bashkiak, Partia Demokratike 3 mandate, ndërsa “Bashkë Fitojmë” 2 mandate. Nga një mandat kanë fituar Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokracia Sociale, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Socialdemokrate dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Në bashkinë e Lushnjës, Partia Socialiste fitoi 24 mandate, koalicioni Berisha-Meta 7 mandate, Partia Demokratike 4 mandate, Partia Socialdemokrate 2 mandate, ndërsa Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë tashmë nga një anëtar në Këshillin Bashkiak.

20 mandate fitoi Partia Socialiste në Berat, me 15081 qytetarë që kanë votuar të majtën në këtë bashki. Me 5930 vota, koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 7 mandate, Partia Demokratike 3 mandate dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1 mandat.

Kuçovë, Partia Socialiste mori 18 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 8 mandate, Partia Demokratike 3 mandate dhe nga një mandat fituan Partia Socialdemokra dhe Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë.

Në bashkinë e Dimalit, 11 mandate mori Partia Socialiste. Partia Demokratike grumbulloi më shumë vota se “Bashkë Fitojmë”. Si rrjedhojë, PD ka 4 mandate, ndërsa BF 3 mandate. Nga ana tjetër, nga një mandat kanë marrë Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate.

Maliq, Partia Socialiste kryeson me 11158 vota të numëruara, ndërsa “Bashkë Fitojmë” 3482 vota. PS ka tashmë 20 anëtar të Këshillin Bashkiak, 6 mandate “Bashkë Fitojmë”, nga dy mandate Partia Demokratike dhe Partia Socialdemokrate, dhe një mandat Partia e Gjelbër.

11 mandat në Këshillin Bashkiak të Cërrikut mori Partia Socialiste, 3 mandate “Bashkë Fitojmë”, 2 mandate Partia Demokratike dhe nga një mandat Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Socialdemokrate, Aleanca Progresiste LZHK dhe Partia e Gjelbër.

Në Këshillin Bashkiak të Peqinit, Partia Socialiste ka fituar nëntë mandate, “Bashkë Fitojmë” katër mandate dhe Partia Demokratike tre mandate. Ndërkohë, dy mandate ka Partia Republikane dhe nga një mandat Partia Agrare Ambientaliste, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Socialdemokrate.

Në bashkinë Rrogozhinë, Partia Socialiste mori 9 mandate me 35.71% të votave, ”Bashkë Fitojmë” mori 4 mandate me 17.29% të votave, kurse PD mori 3 mandate ose 13.83% të votave. Nga ana tjetër, PSD mori 2 mandate, PR 1 mandat, PLL 1 mandat dhe kandidati i pavarur Mitat Daja një mandat.

Mat, me 3906 vota të grumbulluara, Partia Socialiste fitoi nëntë mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Demokratike nga 2 mandate. Hnjë anëtar në Këshill do të ketë Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokracia Sociale, Partia Arbnore Kombëtare dhe Aleanca Demokristiane.

Në bashkinë Mirditë, 1781 vota janë hedhur për Partinë Socialiste dhe 1088 vota, e ndjekur nga Partia Socialdemokrate me 1758 vota. 1088 vota grumbulloi gjithsej “Bashkë Fitojmë”. Kështu, 4 mandate ka PS dhe PSD. Nga 2 mandate morën “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokratike, Aleanca Progesiste LZHK dhe Fryma e Re Demokratike, një anëtar në Këshillin Bashkiak fituan Partia Agrare Ambientaliste, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aleanca Arbnore Kombëtare dhe Nisma Thurje.

Nëntë mandate në Këshillin Bashkiak të Bulqizës mori PS, e ndjekur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që mori tre mandate. Ndërkohë, nga një anëtar në Këshill do të kenë Partia Ambientaliste Agrare, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Demokratike, LZHK, Partia Konservatore, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Ardhmëria Shqiptare.

Selenicë, Partia Socialiste kryeson dukshëm me 2644 vota, e ndjekur nga Aleanca Liberale e Djathtë me 923 vota. Në përfundim, 8 mandate fitoi PS. Nga dy mandate fituan Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Socialdemokrate, Partia Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë. “Bashkë Fitojmë” mori një mandat, ashtu sikurse Partia Republikane dhe Partia e Gjelbër.

Gjashtë mandate në Këshillin Bashkiak të Gramshit fitoi Partia Socialiste. Partia e Gjelbër mori 4 mandate, ndërsa “Bashkë Fitojmë” dhe Partia e Reformave Demokratike nga dy mandate. Një anëtar në Këshill do të kenë Partia Republikane, Partia Lëvizja e Legalitetit. Partia Socialdemokrate, Partia Demokratike, Bindja Demokratike, Aleanca Arbnore Kombëtare dhe Aleanva për Demokraci dhe Solidaritet.

Në bashkinë e Roskovecit, 12 mandate në Këshill do të ketë Partia Socialiste e Shqipërisë, që grumbulloi 5693 vota. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 7 mandate, dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Balli Kombëtar fituan nga një mandat.

Partia Socialiste kryeson bindshëm edhe në bashkinë e Prrenjasit, ku në katër vitet e ardhshme do të ketë nëntë mandate. “Bashkë Fitojmë” mori tre mandate, ashtu sikurse Partia Socialdemokrate. Partia Demokratike mori dy mandate, ndërsa nga një mandat fituan Partia Demokracia Sociale, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe Partia e Gjelbër.

Ndonëse në Himarë kryebashkiaku i ri do të jetë kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg me akuzat për shitblerje votash, koalicioni Berisha-Meta nuk ka arritur të fitojë shumicën për Këshillin Bashkiak. Nëntë mandate fitoi Partia Socialiste, ndërsa “Bashkë Fitojmë” 7. Nga një mandat morën Partia Socialdemokrate, Partia Demokratike, Aleanca Progresiste LZHK, Aleanca Arbnore Kombëtare dhe Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.

Tropojë, Partia Socialiste dhe “Bashkë Fitojmë” kanë numër të njëjtë mandatesh, me katër anëtar në Këshillin Bashkiak. Ndërkohë, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet fitoi dy mandate. 11 parti të tjera do të kenë nga një anëtar, konkretisht Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokrate, Aleanca Progresiste LZHK, Partia Aleanca Demokratike, Bindja Demokratike, Aleanca Arbnore Kombëtare, Lëvizja Punëtore dhe Partia e Unitetit Kombëtar.

Nga 21 mandate në Këshillin Bashkiak të Dropullit, Partia Socialiste fitoi 15. “Bashkë Fitojmë” mori 3 mandate, Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 2 mandate dhe Partia Demokracia Sociale 1 mandat.

Has, ka një larmishëmri partish që fitojnë anëtarë në Këshillin Bashkiak. Partia Socialiste kryeson me 4 mandate. “Bashkë Fitojmë” mori 3 mandate. Nga dy anëtar në Këshill do të kenë Partia Agrare Ambientaliste, Partia Socialdemokrate dhe Aleanca Progresiste LZHK. Tetë parti të tjera do të kenë nga një anëtër në Këshill: Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Balli Kombëtar, Partia e Gjelbër dhe Partia Kombëtare Kombëtare Konservatore Albania.

Pukë, kryeson Partia Socialdemokrate, e cila me 1024 vota të grumbulluara do të ketë katër anëtar në Këshillin Bashkiak. Dy mandate do të ketë Partia Socialiste dhe Aleanca Arbnore Kombëtare. Nga një mandat kanë fituar “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokratike, Partia Balli Kombëtar dhe Fronti i Majtë.

Nëntë anëtar në Këshillin Kombëtar të Përmetit do të ketë Partia Socialiste. Dy mandate do të ketë Partia Socialdemokrate, ndërsa “Bashkë Fitojmë”, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokratike dhe Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane fituan nga një mandat në Këshill.

Shtatë mandate në Këshillin Kombëtar të Memaliajt ka fituar Partia Socialiste, e ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” që ka fituar tre mandate. Dy mandate ka fituar edhe Partia Demokratike, ndërsa nga një mandat Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokracia Sociale dhe Partia Socialdemokrate.

Në bashkinë e Klosit, Partia Socialiste fitoi 6 mandate, pasi grumbulloi 1474 vota. Dy mandate morën “Bashkë Fitojmë” dhe Aleanca Arbnore Kombëtare. Nga një mandat fituan Partia Republikane, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia e Unitetit Kombëtar, Partia e Gjelbër, Partia Kombëtare Konservatore, Partia Kristian Demokrate dhe Ardhmëria Shqiptare.

Dhjetë anëtarë në Këshillin Bashkiak të Kolonjës do të ketë Partia Socialiste. Dy mandate fituan “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Agrare Ambientaliste, ndërsa Partia Republikane një mandat.

Tetë anëtar në Këshillin Bashkiak të Delvinës do të ketë Partia Socialiste. Nga tre mandate do të kenë “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Socialdemokrate dhe një mandat Partia Demokratike.

Skrapar, tetë mandate fitoi Partia Socialiste, pesë mandate “Bashkë Fitojmë” dhe nga një mandat morën Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate.

Me 3355 vota të grumbulluara, socialistët do të kenë 13 mandate në Këshillin Bashkiak të Poliçanit. Një mandat fitoi “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Demokratike.

Me një diferencë të thellë votash nga partitë e tjera në garë, Partia Socialiste mori 11 anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tepelenës. “Bashkë Fitojmë”, Partia Republikane, Partia Sociademokrate dhe Partia Demokratike morën nga një mandat.

Konispol, Partia Socialiste fitoi shtatë mandate, e ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” që mori tre mandate. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet morën dy mandate, ndërsa nga një mandat Partia Republikane, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Partia Demokratike.

13 parti do të kenë anëtarët e tyre në Këshillin Bashkiak të Këlcyrës. Tre mandate fitoi Partia Socialiste dhe nga një mandat kanë fituar dhjetë partitë e tjera: “Bashkë Fitojmë”, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Socialdemokrate, Partia Demokratike, Aleanca Progresiste LZHK, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Lëvizja e Re, Partia Aleanca Demokristiane dhe Ardhmëria Shqiptare.

Fushë Arrëz, forcë e parë politike doli Partia Agrare Ambientaliste, e cila së bashku me Partinë Socialdemokrate morën tre mandate. Dy anëtarë në Këshillin Kombëtar do të kenë Partia Socialiste dhe Partia Kristian Demokrate. Nga një mandat fituan “Bashkë Fitojmë”, Aleanca Liberale e Djathtë, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Tetë anëtarë në Këshillin Bashkiak të Libohovës do të ketë Partia Socialiste, pesë anëtarë do të ketë “Bashkë Fitojmë” dhe dy anëtarë Partia Demokratike.

Pustec, Partia Socialiste grumbulloi 659 vota, duke marrë 5 mandate në Këshill. Katër mandate të tjera fitoi “Bashkë Fitojmë”, ndërsa Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian mori tre mandate. Nga një anëtar në Këshillin Bashkiak do të kenë Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokracia Sociale dhe Partia Socialdemokrate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA