Këshillat Bashkiak në Tiranë/ PS siguron 33 mandate, “Bashkë Fitojmë” 16 dhe PD 4

16/05/2023 08:41

Teksa janë numëruar 334 nga 941 qendra votimi në total, në Bashkinë e Tiranës PS kryeson me mandatet për këshilltarët bashkiak.

Partia Socialiste kryeson me 48.80% të votave, duke siguruar 33 mandate. Pas PS renditet koalicioni Bashkë Fitojmë që ka siguruar 24.0&% të votave, përkthyer në 16 mandate.

Partia Demokratike renditet e treta me 6.71% të votave, 4 mandate.

Ndërkohë, Partia Social Demokrate deri më tani ka siguruar 4.75% të votave, 3 mandate.

Partia Republikane ka siguruar 1 mandat, PDIU me 2.12% të votave ka siguruar 1 mandat, Nisma Thurje me 2.33% të votave, 1 mandat.

Lëvizja Bashkë dhe LZHK po ashtu kanë siguruar një mandat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA