Kandididati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi pranon humbjen e zgjedhjeve lokale përballë rivalit Veliaj por thotë se qytetarët votuan të shantazhuar nga pushteti.
“Banorët dhe votuesit e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që ta mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit që është i bazuar në presion, joshje, intimidim, para korrupsioni dhe në propagandë. Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari”, tha ai.
Ky rezultat sipas Këlliçit duhet të jetë pikënisje për një analizë nga ana e demokratëve.
“Kjo nuk do të thotë se do tërhiqemi, përkundrazi, duhet që të gjithë bashkë të bëjmë shumë më shumë se kaq. Por së pari duhet të kërkojmë brenda nesh, për të kuptuar saktë dhe analizuar me ftohtësi se çfarë publiku, opinioni, banorët dhe votuesit kërkojnë prej nesh”, shtoi më tej ai.
Ai kërkoi gjithashtu nga komisionerët të vijojnë me përgjegjshmëri procesin e numërimit të çdo vote.
Top Channel