Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se në zgjedhjet vendore të 14 majit numri i elektoratit të djathtë që nuk mori pjesë në zgjedhje është më i ulët sesa të majtët, çka nënkupton se kjo ishte një “shuplakë” dhe fryt i përçarjes gati 2-vjeçare të Partisë Demokratike.
Sipas Veliajt, Doktor Berisha thoshte shkëlqeva me mungesën time, por “karma nuk është gocë e mirë”, dhe kështu “shkëqyen” edhe shumë demokratë ditën e zgjedhjeve.
Pjesë nga debati:
Veliaj: Po të shikoje kishte shumë njerëz të opozitës që nuk dolën dhe shumë më pak ata të mazhorancës. Dhe kur ty të afrohen persona që thonë “aman t’i e ke në xhep tani mos bëjë kështu për çdo votë”, ti e kupton që disa njerëz e marrin më me sportivitet për votën kur e shohin që nuk ka garë të fortë. Dhe ka njerëz të tjerë që qëndrojnë statik.
Duma: Mua më pëlqeu shumë ajo që tha Rama dje: “Faleminderit shumë që nuk ishit”. Tani të falënderosh njerëzit në demokraci që nuk marrin pjesë në zgjedhje?!
Veliaj: Por siç thash, në fokus grupe ne na doli qartë… Siç kanë thënë edhe njerëz të tjerë (Berisha) me heshtjen apo mungesën e tyre flasin më shumë.
Duma: … shkëlqejnë.
Veliaj: Doktor Berisha thoshte shkëlqeva me mungesën time dhe kështu shkëqyen edhe shumë demokratë.
Duma: Është një momentum i Napoleonit ky. E ka marrë edhe nga Napoleoni këtë Berisha.
Veliaj: Ndoshta e ka marrë, por siç thotë ajo fjala “karma nuk është gocë e mirë”, kështu që “ça mbjellë do korrësh” eventualisht. Në këtë kuptim e kisha. Dhe siç tha edhe Rama, ne kemi një fokus grup shumë të mirë për të kuptuar pse ndodh një trend i caktuar dhe këto të dyja ishin faktorët.
Duma: Qorin e prisje kandidat të tretë?
Veliaj: Unë po, sepse kisha pasur një përballje të tillë në 2015-ën me Gjergj Bojaxhi, i cili iu kujtoj mori mbi 5% të votave, pra doli edhe më mirë. Mirëpo kishte një ndryshim. Nëse për Bojaxhiun beteja anonte djathtas, këtu anon majtas. Këlliçi i kishte të gjitha ofertat neomarksiste.
Top Channel