Ka filluar edicioni i dytë të Javëve Kulturore Nërkombëtare. Në fillimin e Javës Kulturore të Bashkimit Europian të martën në mbrëmje zbulohet Mozaiku i ballinës së Muzeut Historik Kombëtar, titulluar “Shqipëria” në bashkëpunim me dy nga autorët realizues Agim Nebiu dhe Anastas Kostandini.
Javëve Kulturore Ndërkombëtare kanë filluar një vit më herët si një ftesë për ta sjellë botën te ne. Më shumë se 700 artistë pjesëmarrës nga 19 vende të botës, u ngjitën në skenë dhe performuan me artistët tanë duke përcjellë traditat, tingujt, imazhet, aromat dhe shijet nga të gjitha këndet e botës.
Ky edicion sjell 20 shtete dhe organizma ndërkombëtare. Bashkohen për herë të parë Holanda, Mali i Zi dhe Azerbajxhani.
Përgjatë Javëve do të do të jenë të ftuar artistë të rëndësishëm të skenës ndërkombëtarë si këngëtari grek Nikos Vertis.
Do të vazhdohet tradita e vjetshme e realizimit të muraleve dhe ekspozitave të ndryshme. Pa harruar kulinarinë.
Top Channel