Një grindje mes adoleshentësh, e nisur në rrjete sociale, ka përfunduar me vrasjen e një 15-vjeçari në Gramsh.

6 adoleshentë të moshës 14-15 vjeç janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje F.B 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij M.L.

Ngjarja e rëndë është ka tronditur bashkëmoshatarët e tyre dhe jo vetëm.

Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan SHahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë.

Pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që tëmos dukeshin nga shkolla.

Në mes të lagjes dhe në mes të ditës duket se askush nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Dëshmitarët thonë se konflikti ishte mes djemve të Cërrunjës dhe djalit të plagosur, ndërsa 15- vjeçari që gjeti vdekjen ka ndërhyrë të mbrojë kushëririn e tij.

Policia ka shoqëruar 4 adoleshentët të cilët janë marrë në pyetje në prani të prindërve dhe psikologëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA