Sali Berisha duket se nuk e njeh rezultatin e Shkodrës, aty ku për herë të parë që nga viti 1992 u thye bastioni i djathtë.

I pyetur nga gazetarët nëse do të dorëhiqet pas rezultatit të thellë në favor të PS-së, Berisha u shpreh se nuk do të tërhiqet para “bandave të krimit shtetëror”.

Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara.

Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë.
Unë kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror.

Shkodra është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjja ime për ju.”-tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA