“Fitorja e Majlindës, qershia mbi tortë”/ Cara e përlotur: Faleminderit vëllezërve dhe motrave kurbinase për besimin

16/05/2023 00:47

“Qarku i Lezhës arriti të marrë 2 bashki dhe fitorja e Majlindës ishte qershia mbi tortë”- kështu është shprehur drejtuesi politik nga radhët e Partisë Socialiste, Ulsi Manja.

Majlinda Cara –  ndër të pakëtat femra që kandidonin për kryetare bashkie në zgjedhjet vendore të 2023-shit – arriti të rikonfirmohet për një mandat të dytë për Kurbinin, duke lënë pas rivalin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhiun.

Për gazetaren e Top Channel, Brixhilda Deda, Cara e përlotur falënderoi gjithë kurbinasit që e votuan, duke dhënë fjalën se do të punojë fort për të qenë në lartësinë e detyrës si në mandatin e parë.

“Shumë faleminderit të gjithë motrave dhe vëllezërve kurbinas që më dhanë besimin për të vazhduar sërish punët e mira për Kurbinin. Ju japë fjalën se do të jem në lartësinë e duhur si në mandatin e parë 4-vjeçar, do të jem në krye të detyrës. Faleminderit me zemër motra dhe vëllezër kurbinas”- tha Cara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA