Video/ “Muri njerëzor” i Xi Jinping trondit Seulin, rojat vrapojnë për të mbrojtur liderin kinez “Do ta çoj deri në fund mandatin tim, sepse unë nuk kam frikë”, me këtë deklaratë, kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev, grisi letrën e tij të dorëheqjes ndërsa i quajti “plehra politike” rivalët e tij në parlament.
Geshev u përball me thirrjet për të dhënë dorëheqje, pasi kundërshtarët e tij e akuzuan atë për orkestrimin e një shpërthimi pranë makinës së tij në fillim të këtij muaji, i cili u përshkrua si një tentativë për vrasje. Përveç thirrjeve në rritje për dorëheqje, ai përballet dhe me procedurat e shkarkimit të nisura nga prokurorët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Nisjen e procedurave e njoftoi Mariya Gabriel, kandidate për kryeministre nga partia e qendrës së djathtë GERB, që fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend. Geshev, nuk e ka komentuar incidentin e supozuar të automjetit të tij, pretendon se është vënë në shënjestrën e “mafias politike, oligarkisë dhe krimit të organizuar” dhe ka drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Bojko Borisov për presionet e ushtruara ndaj tij që të dorëhiqet.
Borisov vetë nuk i pranon të tilla akuza. Geshev, i cili mban postin e kryeprokurorit që nga fundi i vitit 2019, për një mandat shtatëvjeçar, këmbëngul se ka punuar gjithmonë për të mirën e Bullgarisë dhe të qytetarëve të saj ndërsa rrëfeu në fillim u këshillua nga një person anonim për të dhënë dorëheqjen e tij deri më 15 maj pasi u kthye nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, e më pas mori kërcënime ndaj tij dhe familjes.
Top Channel