Duma i kujton momentin e sikletshëm Veliajt: Më ke sharë me libër shpie, më the shoqe kur s’jemi takuar kurrë

16/05/2023 22:07

Kryebashkiaku Erion Veliaj është ndalur në Top Channel për të komentuar ecurinë e garës për bashkinë e Tiranës, në të cilën mundi të siguronte mandatin e tretë.

Gjatë një diskutimi në studio me Grida Dumën, kjo e fundit i ka kujtuar Veliajt një moment të sikletshëm kur ishte fyer rëndë nga ai. Biseda e nxitur nga përgjigja e Veliajt se e humbën Kavajën sepse “800 veta mendojnë se Saliu me Ilirin bëjnë punë më mirë se ne”, përfundoi me Dumën që rrëfeu se dikur kohe kur ishin anëtarë të kampeve të ndryshme politike ai e kishte “sharë me libër shtëpie”.

Pjesë nga biseda:

Grida Duma: Tani të them… se mu kujtua diçka tjetër, dhe ishalla marrim klikime sepse e qave me atë që më the shoqa ime më herët, ndërkohë ne nuk ishim takuar fare.

E mbaj mend unë, në 2015 duhet të ketë qenë të mos gabohem, t’i dilje nga Top Channeli dhe më ke futur një të sharë, po ça të share, kështu me rob shtëpie. Dhe unë që të kam parë me cep të syrit dhe thash, bravo Erion sepse je aty tek televizioni yt, je te legasia jote, je te rehati yt dhe mund ta bësh këtë e unë s’të kthehem dot. Sepse po ta bëjë unë këtë dhe të kthehem me gjuhë seksiste kjo provonte pikërisht atë që kishe thënë ti. Kështu që e lash.

Erion Veliaj: Atëherë luanim të dy një sport tjetër, atëhere luanim karate sot jemi në shah.

Grida Duma: Që atëherë që jam përballur me ty me buzëqeshje cinike dhe sot me buzëqeshje sportive, unë e kam ndarë mendjen. Tani pranoje që Kavaja është dështim për ty.

Erion Veliaj: Unë pranoj ca të doni ju.

Grida Duma: Unë nuk e di pse ju zgjodhët atë kandidat apo strategji, apo ku dështuat, por është shumë më e hijshme kur e pranon vetë.

Erion Veliaj: Unë e pranoj vetë, se atje ishin 800 veta mendojnë se Saliu me Ilirin bëjnë punë më mirë se ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA