Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko tha se ai donte ta mbante ndezur flakën e PD-së e cila ishte drejt shuarjes.
Demokrati foli për sakrificën që bëri për të shpëtuar PD-në, ndërsa e konsideroi fushatën e zgjedhjeve intensive.
Bejko: Unë kam qenë pro Rithemelimit, doja ta mbaja ndezur flakën e PD se ishte drejt shuarjes. Ka qenë një fushatë intensive, ka qenë intensive dinamike, në një kohë rekord. Ata që e kanë votuar këtë logo që quhet jo amerikane, ashtu është në fakt. Dihet që Berisha është shpallur ‘non grata’, është i refuzuar, izolimin e tij e konfirmuan nga Konispoli në Vermosh, 53 mijë banorë, kush mbështet berishizmin, është antiamerikan, berishizmin e shoh tek Rama, Meta, Berisha në mënyrë të qeverisjes.
Kujtojmë se Roland Bejko, nën siglën e Partisë Demokratike doli i katërti në garën për Tiranën.
Kujtojmë se Veliaj siguroi një mandat të tretë në bashkinë Tiranë nga zgjedhjet vendore të mbajtura më 14 maj në 61 bashkitë e vendit.
158.688 vota shkuan për Erion Veliaj ndërsa 100.351 vota për Belind Këlliçin i cili kalin e betejës për ta fituar Tiranën e lidhi me transport publik falas.
Fitorja e Veliajt është me një diferencë prej 58.337 të cilën nuk e ka patur asnjë kandidat në 8 zgjedhjet e shkuara për pushtetin vendor në kryeqytet.
Befasues është edhe ajo çfarë arriti Arlind Qori në Tiranë, nën siglën e Lëvizjes Bashkë me 13,842 vota. Nëse këto do të ishin zgjedhje të përgjithshme aktivisti Arlind Qori do të kishte siguruar mandatin e deputetit.
Roland Bejko i cili garoi për skuadrën zyrtare të PD mundi të marrë vetëm 12.388 duke u renditur i katërti në garën e Tiranës.
Mbështetja për komunistin e Frontit të Majtë Marko Dajti ishte vetëm 2.807 vota.
Lajla Pernaska e PDIU nuk mundi të mbledhë më shumë se 2.104 e u renditur e fundit në betejën për kryeqytetin.
Top Channel