Java e 33-të e Abissnet Superiores ka rezervuar ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptarë që është derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
Bardheblutë përpara javës së shkaur në kampionat kishte një vatazh prej 5 pikësh me të kuqt, por humbja e tyre me Teutën dhe fitorja e Partizanti me Kukësin ngushtoi në 2 pikë vantazh klasifikimin.
Ajo që ndikoi më tepër se sa humbje në aspektin psikologjik dhe sportive tek skuadra e Orges Shehit janë kartonat e verdhë që ja bën të pamundur pjesëmarrjen në këtë ndeshje 3 lojtarëve kryesor të Tiranës, golashënuesi Hasani, Hila dhe Beiratçe.
“Do të hedhim në fushë më të mirët që kemi nuk do të qajmë mungesat”, tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.
“Është ndeshje e vështirë sepse përcakton fatet e sezonit sepse kemi diferencë 2 pikë. Të bësh këtë punë, duhet të përballesh me ndeshje të tilla. Jemi mirë, po përgatitemi mirë. Si rrallë herë nuk kemi probleme dhe mungesa si në ndeshjet e kaluara që kemi pasur. Jemi në kushte shumë të mira dhe jemi të qetë”, tha Xhovani Kolela, trajner i Partizanit.
Një ndeshje me shumë specifika dhe që ka shumë faktor të cilët I përmend trajneri I Tiranës Orges Shehi.
“Përqendrimi duhet të jetë siç ka qenë në derbit e fundit edhe atëherë kur kemi humbur jemi përshtatur mirë. Skuadra ime ka ardhur në rritje gjatë muajve të fundit. është normale sepse disa lojtarë me kalimin e muajve janë pjekur dhe janë rritur. Kështu që jemi rritur edhe shumë si skuadër”, tha Xhovani Klela , trajner i Partizanit.
Ka një interesim mjaft të madh, mjafton të thuhet se deri paraditen e sotme janë shitur rreth 14 mijë bileta për këtë ndeshje e cila edhe pse 4 ndeshje nga fundi i sezonit, ka një rëndësi të madhe për të kuptuar se cila nga skuadrat do të ketë më shumë shanse të shpallet kampion.
Top Channel