Foto ilustruese

Një 30-vjeçar është vënë në pranga, pasi në makinë iu gjet thikë, ndërsa në banesë lëndë narkotike.

Fillimisht policia ka konstatuar lëvizjet me mjet të të arrestuarit dhe pas kontrollit ka tentuar të largohet me vrap.

Njoftimi i policisë: 

DVP Korçë

Mbante armë të ftohtë (thikë) në automjet dhe lëndë narkotike kanabis në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte automjetin me të cilin po qarkullonte, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe më pas ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur në rrugë një armë të ftohtë (thikë) që e mbante me vete. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. T. u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me thikën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA