Anëtarët e këshillit në Lezhë, thyen rezultatin Partia Kristian Demokrate deri më tani! PS më pak vota

16/05/2023 14:04

Në Lezhë thyen rezultatin deri më tani Partia Kristian Demokrate me 807 vota, duke u pasuar nga PSD me 631 vota.

Gjithashtu koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka marrë deri më tani 423 vota, ndërsa Partia socialiste ka marrë më pak nga të gjithë me 337 vota.

Në Mirditë bashkinë e mori BF, por votat për anëtarë të këshillit bashkiak lejnë në avantazh PSD me 1216 vota, duke u pasuar nga PS me 1142 vota dhe BF me 704 vota.

Në Lezhë janë 41 mandate për anëtar këshilli ndërsa në Mirditë janë 21 mandate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA