Shkeljet në zgjedhje, Glover: Pamë njerëz që vinin vërdallë qendrave të votimit

15/05/2023 15:31

Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover gjatë një konference për mediat pas procesit të zgjedhjeve të 14 majit bëri publike disa prej problematikave të konstatuara nga vëzhguesit.

Glover: Votimi familjar, në momente të caktuara ishte mjafte  qartë që po bëheshin manipulime, pamë njerëz që vinin vërdallë qendrave të votimit, të cilët nuk kishin pse ndodheshin aty, ishin të vetëdijshëm që kishte pasur instanca më parë që njerëzit ishin aty për të bërë votime të caktuara. Ne e dimë shumë mirë sepse kuadri zgjedhor është i qartë.

A i plotësuan standartet?

Glover: Proceduara nuk ka përfunduar duhet të dimë se çfarë do të ndodhë me raste të caktuara, pasi të trajtohen këto çështje, unë mendoj se rezultoi i suksesshëm edhe pse pati disa vështirësi, e kuptoj se shpresa she qëllimi kudo të kemi votim elektronik edhe në zgjedhjet e ardhshme dhe sigurisht të realizohet duhet të vihen nën dispozicion mjetet e përshtatshme. U realizua në disa zona, në disa të tjera pati disa vështirësi sepse nuk u zhvilluan trajnimet e duhura paraprake. Të shpresojmë që trajnimi të jetë në një nivel më të mirë. Që njerëzit ti përdorin.

Vëzhguesi ndërkombëtar i zgjedhjeve,  Stewart Dickson: Vumë re në fillim kishte pak konfuzion, pati probleme me shenjat e gishtave sepse në disa raste nuk u bënë disa veprime të thjeshta si fshirja me një pëlhurë.

Në lidhje me çështjen e Fredi Belerit, Glover tha se shpresohet të jepet rezultat në përputhje me ligjin.

Glover: Në lidhje me çështjen shpresojmë që të zhvillohen këto procedura zgjedhore dhe të japin rezultatet në përputhje me ligjin, siç e thashë ka pasur disa incidente, njerëzit kanë qenë të detyruar të votojnë në një mënyrë të caktuar, por autoritete janë përpjekur në disa raste ta parandalojnë dhe në disa të tjera jo, shpresojmë që do të realizohen procedurat ligjore dhe do të merren procedurat përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA