Rifillon me vonesë numërimi i votave në Shijak, shkak numëruesit e opozitës
					 15/05/2023 14:47					
				
				 
								
			Në Shijak ka rifilluar me vonesë numërimi i votave.
Vonesa në fillimin e procesit u krijua nga numëruesit e opozitës, të cilët u paraqitën me vonesë në KZAZ.
Numërimi ishte ndërprerë me vendim të KZAZ mëngjesin e sotëm për të pushuar komisionerët dhe numëruesit.
Aktualisht, Elton Arbana është 3540 vota para kandidatit rival të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rezeart Tusha.
Top Channel