Polici i burgjeve vetë plagoset tek parkimi i Pediatrisë në Tiranë
15/05/2023 18:36
Një person dyshohet se është vetë plagosur me armë në parkimin e Pediatrisë.
Dëmtimi i tij ka ndodhur në mjetin ku po qëndronte.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete. 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel