01/11 21:13
Në Bashkinë e Kuçovës janë numëruar 32 kuti nga 65 në total.
Për këtë bashki në garë janë tre kandidatë: Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste, Lefter Maliqi I Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.
Sipas rezultateve të deri tanishme, kryeson Lefter Maliqi me 3726 vota, më pas vjen Kreshnik Hajdari me 3384 vota dhe Ilirjan Koxhaj 309 vota.
Ndërsa në Bashkinë e Dimalit janë numëruar deri më tani 30 kuti nga 49 në total. Kryeson Juliana Memaja e PS-së me 3244 vota, më pas vjen Drita Sula e PD-së me 2596 vota dhe Gentian Meci i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 1050 vota.
Mendohet se për 4 orë del rezultati final.
Top Channel