Tensionet në Kurbin, KQZ dërgon inspektorë për të mbikëqyrur procesin
15/05/2023 20:14
Për shkak të tensioneve të krijuara në Bashkinë e Kurbinit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar inspektorë për të ndjekur nga afër procesin.
Inspektorët e KQZ-së do të monitorojnë nga afër procesin që të vijojë numërimi me integritet dhe rezultati të dalë sa më shpejt.
Numërimi u pezullua më herët me vendim të KQZ, pasi shkak u bë prezenca e personave të paautorizuar në ambientet e vendnumërimit.
Top Channel