
01/03 21:24
Bashkia e Delvinës do të qeveriset edhe për një tjetër mandat nga të majtët. Fitorja e thellë përballë koalicionit “Bashkë Fitojmë” është celebruar fuqishëm nga të pranishmit, duke hedhur madje edhe fishekzjarrë në mes të qytetit.
Po ashtu, janë dëgjuar brohoritje e duartrokitje për fitoren e madhe të Besmir Veliut. Socialisti arriti të siguronte bashkinë me 1260 vota më shumë se rivali i tij nga radhët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmeti. Ky i fundit pranoi humbjen, duke e përgëzuar Veliun dhe uruar suksese në krye të bashkisë.
Top Channel