Teksa e cilësoi të qetë dhe të lirë procesin e zgjedhjeve vendore në Haimarë, Rama tha se e njeh rezultatin por do të presë drejtësinë që të flasë.
Në konferencën për shtyp me gazetarët, Rama tha se nëse Gjykata ka prova bindëse do të bëjë punën e saj dhe atëherë rezultati do të vihet në pikëpyetje.
Rama tha se Beleri ka çështje të hapur me drejtësinë, si i akuzuar për blerje votash në Himarë.
“Unë nuk kam të dhëna për probleme përtej problemit që është blerja e votave nga kandidati që u ndalua nga drejtësi. Drejtësia duhet të flasë sepse nëse ka prova bindëse, që rezultati vihet në pikëpyetje. Në vetvete, gjithçka u zhvillua në transparencë të plotë. Rasti i Himarës është i qartë, zgjedhjet janë zhvilluar të lira.
Njëri nga kandidatët ka një problem të hapur me drejtësinë. E kemi ushtruar me përgjegjësi pjesën tonë. Nuk kemi çuar asnjë person në qendra. Edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorë nuk ka qëndruar aty për të bërë liderin si ai që shpërndau toksinat e një situate imagjinaresh, me njerëz, me syze dopio xham. S’ka pasur asnjë përplasje, asnjë debat. Kjo besoj është pamja e qartë e përgjegjshmërisë sonë”- tha Rama.
Top Channel