Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sa i përket akuzave për shit-blerjen e votave.
I pyetur se pse i bënte thirrje Zef Hilës të mos bënte atë që bënte opozita për blerje votash në momentin kur zgjedhjet i fitoi PS, Rama tha se: “Tregtari më i madh i votave në Shqipëri është në “rrugën e Lirisë”, madje nëse do të gjenit një mënyrë të flisnit me peshqit e liqenit artificial jam i bindur se do t’iu thoshin se kush i bleu dhe pse i bleu votat.Të mos bëjmë tani humor sepse e dimë të vërtetën.
Këto historitë me hakera saqë nuk kam aspak në plan të komentoj. Është marrëzi.
Skam unë asnjë dëshirë asnjë gram energji për t’u marrë jo kush i bleu pse i bleu. Sondazhet nuk blihen sepse sot gjithkush mund të bëjë sondazhe. Unë nuk kam parë deri më sot që qysh nga viti 2007 nuk e kam para një sondazh që të nxjerrë ata përpara. Nëse kjo nuk mjafton unë nuk kam një mënyrë tjetër për të thënë “I’m sorry”.”
I pyetur për arrestimin e kryebashkiakut të Himarës, ndërkohë që Manja dhe Gjiknuri që do e bënte tërmet, janë të lirë, Rama tha se rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
“Ky është silogjizëm ekstravagant sepse rastet nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin. Është tjetër të dalësh në një përgjim duke folur dhe tjetër që t’i përkthesh ato që thua në akte. Ky sic thash është silogjizëm ekstravagant”- tha Rama.
Top Channel