Kandidati i Bashkë Fitojmë për Tiranën Belind Këlliçi, është paraqitur për të votuar në qendrën e votimit në Shkollën “Dora d’Istria”.
Pasi ka votuar, Këlliçi ka dhënë deklaratë për media, ku ka ftuar të gjithë qytetarët, në veçanti rininë të votojnë e të sjellin ndryshimin në vend.
Këlliçi: Ftoj të gjithë qytetarët që të shikojnë në qendrat e votimit për të kryer detyrën e tyre për të votuar, Ftoj të gjithë qytetarët që i kam shtrënguar dorën në këto muaj, sot është dita e madhe ndryshimin e keni vetë në duar. Kam apel për rininë, të gjithë vajzat e djemtë që mendojnë për të ikur nga Tirana I them jo hajdeni votoni e bashkë të ndryshojmë qytetin për të gjithë punët e pabëra për të gjithë shpresat që janë shuar këto te vite dilni e votoni, askush nuk jua kontrollon dot votën as Këlliçi e as Veliaj votoni për të ardhmen tuaj. Unë e kreva detyrën e do të shkoj në selinë qendrore të PD-së. Procesi është duke shkuar normalisht përpos disa problemeve teknike. Dilni e votoni sot është dita e votimit.
Top Channel