“Sot do të flasin qytetarët”/ Voton Benet Beci: Pjesëmarrja deri tani 8%, ju ftoj drejt qendrave të votimit

14/05/2023 10:31

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar Bashkie Benet Beci, ka ushtruar të drejtën e votës paraditen e sotme në Shkodër.

Ai është shprehur për mediat se sot është dita që qytetarët të flasin me votë dhe ka ftuar ata për një pjesëmarrje sa më të madhe.

“Kemi folur shumë gjatë kësaj fushate sot do të flasin qytetarët. Është një ditë e rëndësishme për Shkodrën të shkojnë sa më shumë drejt qendrës së votimit. Falenderoj edhe gazetarët që kanë qenë korrektë gjithë këtë kohë. Pjesëmarrja deri më tani është 8%.”- tha Beci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA