Sali Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë, shoqërohet nga bashkëshortja, ish kryeministri: Shqiptarë flisni sot me votën tuaj

14/05/2023 10:08

Ish kryeministri Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.

Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha; vajza, Argita Berisha; dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi; djali i tij Shkëlzen Berisha dhe bashkështortja e tij Armina Mevlani.

Berisha: Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore.
Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime.
Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj.
Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh.
Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre.
Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA