Probleme me pajisjet e identifikimit, procesi nis me vonesë në shumë bashki të vendit
14/05/2023 08:10
Procesi i votimit ka nisur me vonesë në shumë bashki të vendit për shkak të problemeve me pajisjen e votimit.
Në Vorë ka pasur vonesa për shkak të pajisjeve të identifikimit.
Në qarkun e Gjirokastrës ka nisur procesi në të gjitha bashkitë pa probleme.
Në Peqin pjesa më e madhe e qendrave kanë probleme me pajisjen.
Në Kamëz, ku votohet elektronikisht kanë probleme me printin e votave.
Kukës i njëjti problem është edhe në qendrën e votimit “Avni Rrustemi”, pra nuk mund të funksionalizohet kamera dhe nuk ka filluar votimi.
Top Channel