Problemet me pajisjet elektronike të identifikimit janë bërë shkak i vonesave në pjesën më të madhe të qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Në Kamzë, Shijak, Kavajë, Shkodër e Fier procesi i votimit ka nisur me disa minuta vonesë, ndërsa pjesëmarrja nuk ka qenë shumë e lartë në mëngjes për shkak të motit me shi.

Në mungesë të funksionimit të pajisjeve elektronike, procesi do të zhvillohet me regjistrim manual.

Kamzë: Nuk ka nisur shumë mirë procesi zgjedhur në disa qendra votimi në Durrës pasi nuk kanë punuar pajisjet e identifikimit elektronik. Procesi ka filluar 25 minuta me vonesë për shkak të instalimit me vonesë të pajisjeve të identifikimit. Koha jo shumë e mirë ka bërë që në minutat e para të hapjes së votimit të mos ketë fluks të madh votuesish.

Shijak: Edhe në Shijak ka pasur probleme me votimin, nga 54 qendra votimi në 40% të tyre ende nuk ka nisur procesi i votimit. Ka pasur edhe një problem, marrja pjesë e komisionerëve të koalicionit Bashkë Fitojmë me vonesë

Kavajë: Në KZAZ nr 42 konfirmohet se procesi ka nisur në të gjitha qendrat e votimit. Pjesëmarrja në mëngjes nuk ka qenë shumë e lartë. Burime zyrtare tregojnë se ka ardhur një numër i lartë emigrantësh për të votuar në Kavajë.

Shkodra: Procesi i votimit ka nisur me 15 minuta vonesë për shkak të problemeve me pajisjet. Procesi tashmë po ecën normalisht, ku po paraqiten qytetarët e parë. Është njoftuar që Beci do të votojë në orën 10:30. Rreth 80 qendra votimit, kanë raportuar probleme me pajisjen elektronike në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës. Drejtuesit e KZAZ-ve kanë raportuar ngërçin te KQZ dhe janë në pritje te udhçzimeve.

Himara: Ka 30 minuta që ka nisur procesi i votimit ku situata është shuëm e qetë. Më shumë se 15 persona kanë votuar në 30 minutat e para. Jna 36 qëndra votimi dhe votues ajnë gati 22800.

Fier: Ka pasur problematika me pajisjet e identifikimit elektronik, por në pjesën em të madhe ka nisur votimi edhe pse jo në orarin e parashikuar nga KQZ. Janë paraqitur votuesit e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA