Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. B., se dy punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë i kishin ofruar një vend pune për djalin e tij, në këmbim të votës, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetaset D. A. dhe R. F., si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm, për këtë rast.
Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset D. A., 53 vjeçe dhe R. F., 40 vjeçe, banuese në Këlcyrë, punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë, pasi dyshohet se në këmbim të votës, i kanë ofruar një vend pune shtetasit A. B., për djalin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel