Vonesa me votimin në Shijak, në disa QV procesi ka nisur pa identifikimin elektronik të votuesve pasi pajisja nuk punon

14/05/2023 08:56

Në Shijak procesi i votimit ka nisur me vonesë në një pjesë të Qendrave të Votimit.

Në 2 qendra të fshatit Vllazërim nuk ka nisur ende pasi po bëhet procesverbal për ndryshimin e vëzhguesve.

Sipas KZAZ nr.25 procesi ka nisur në qendrat e tjera. Ndërkohë në disa qendra procesi ka nisur pa u bërë identifikimi elektronik i votuesve pasi pajisja nuk funksionon. Vendimi i marrë nga komisionet e QV-ve përkatëse dhe miratuar nga KQZ. Shijaku ka 54 QV.

Në Shijak gjithashtu po haset fenomeni i zhvendosjes së votuesve në lista të qendrave të tjera, më të largëta nga vendbanimi ndonëse brenda njësisë administrative.

Sipas vëzhguesve të opozitës është taktikë për të mbajtur larg votimit persona të njohur për votën pro koalicionit.

Në këto zgjedhje vendore janë identifikuar 37 296 persona me të drejtë vote. Që nga viti 2015 Shijaku drejtohet nga të majtët.

Në këto zgjedhje kandidon për kryetar bashkie, kreu aktual i bashkisë Shijak Elton Arbana për PS-në dhe Rezeart Tusha për koalicion “Bashkë Fitojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA