Jo vetëm probleme me pajisjet elektronike, në Kukës ka edhe mungesë të energjisë elektrike
14/05/2023 08:57
Përveç problemeve me pajisjet elektronike, në qytetin e Kukësit problematikë në procesin e votimit është bërë edhe mungesa e energjisë elektrike.
Gazetarja Leonita Bajrami ka bërë me dije për Top Channel se orët e fundit është shpeshtuar mungesa e energjisë elektrike në Kukës.
Pajisjet elektronike mbajnë karikim dy deri në katër orë dhe nëse energjia elektrike do të jetë në mungesë, kjo do të bëhet shkak edhe i mosfunksionimit të pajisjeve elektronike të identifikimit.
Top Channel