Të shtëna me armë në një banesë në Elbasan, policia nis verifikimet Gjatë një raportimi live nga gjimnazi Çajupi, gazetari Muhamed Veliu shprehet se pavarësisht shiut, njerëzit shkojnë votojnë dhe dalin.
Kjo ndryshe nga situata e mëngjesit, ku kishte pak njerëz të cilët donin të votonin, por hasën probleme me pajisjen e identifikimit. Ai shprehet se persona që qëndrojnë në këtë gjimnaz, sapo kanë parë kamerën e Top Channel, janë larguar menjëherë. Grida shprehet se atë që nuk bën dot Celibashi, të mbajë larg njerëzit e paautorizuar nga qendrat e votimit, e bëri vetëm një kamerë e Top Channel.
Muhamed Veliu: Këtu në gjimnazin Çajupi në të dyja katet, janë 18 vend votime dhe deri diku pjesëmarrja është e kënaqshme, por nuk është ajo pjesëmarrje si në zgjedhjet e shkuara. Më herët ne pamë komisionerin Celibashi i cili shprehu shqetësimin për personat e paautorizuar në ambientet e brendshme apo të jashtme të vend votimit, nuk bën përjashtim edhe gjimnazi Çajupi. Në hyrje ka persona të cilët qëndrojnë dhe menjëherë sapo panë kamerën e Top Channel dhe më panë duke u bërë gati për këtë lidhje direkte, ata janë larguar menjëherë.
Grida Duma: Ata u larguan nga kamera Meti?
Muhamed Veliu: Po pikërisht.
Grida Duma: Duhet të kishim këtu zotin Kume që thoshte s’ka ç’i bën media. Ja çfarë bën media, atë që nuk bëjnë dot ata që janë me baxha, as Celibashi kur i thotë që dilni, nuk jeni të autorizuar, e bëri një kamera e Top Channel në këtë moment. Kjo është fuqia në fakt!
Top Channel