Foto ilustruese

Policia ka reaguar për ngjarjen gjatë mbrëmjes së djeshme ku është goditur me grusht Erion Isai, kandidati i Partisë Socialiste në Kolonjë.

Sipas policisë të gjitha veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në drejtimin e Prokurorisë, ranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Policia ka arrestuar autorin, 33 vjeçarin Esmerald Kacolli për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” si dhe nën hetim është një 34 vjeçar për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, pasi ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte Isai.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Qinam.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 33 vjeç, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasin Xh. K., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Qinam, Kolonjë.
Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Qinam, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë, shtetasi E. I. (njëkohësisht dhe kandidat i PS-së për zgjedhjet vendore) dhe më pas kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi E. K., i cili e ka goditur me grusht në fytyrë, kryetarin e bashkisë Kolonjë.
Të gjitha veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në drejtimin e Prokurorisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA