Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për media, ku i ka bërë thirrje të gjithë votuesve të paraqiten pranë qendrave të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.
Ai u shpreh se pavarësisht që policia nuk është prezentë dhe në krye të detyrës, opozita po monitoron çdo situatë.
Berisha: I bëj thirrje atyre që nuk kanë votuar të votojnë, të paraqiten në qendrat e votimit si një shërbim i jashtëzakonshëm që I bëjnë vetes e vendit. Garantoj qytetarët se opozita po mbikqyr me sukses të plotë këtë proces, vota sot është më e fuqishme se kurrë. Vota ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptarë. Çdolloj përpjekje që po bën narkoadministrata është e destinuar të dështojë. Qytetarë u them gjithashtu policia ka marrë pushim sot por pavarësisht nga kjo votoni si njerëz të lirë. Opozita po mbikqyr çdo votë tuajën.
Top Channel