Balla nga Fieri: PS fituese në të gjitha bashkitë e qarkut, rezultati do të jetë historik

14/05/2023 23:33

Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla deklaroi se Fieri dhe Lushnja në këto zgjedhje do të kenë një rezultat historik, e kjo do të shënoj fitoren e socialistëve në të gjitha bashkitë e qarkut të Fierit.

“Nuk është lajm që ne në projeksione të jemi fitues në të gjashta bashkitë e qarkut të Fierit. E para dhe mbi të gjitha shumë faleminderit popullit të mrekullueshëm të Fierit, Lushnjes, Divjakës, Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës, të cilët na dhanë mundësinë dhe na inkurajuan për të ecur përpara. E dyta, dua të ndaj me ju sepse jemi duke parë të dhënat e para, rezultati i Fierit dhe i Lushnjes që sapo kemi administruar është një rezultat që Partia Socialiste nuk e ka pasur asnjëherë në Fier dhe në Lushnje. Në të dyja bashkitë do të kemi një rezultat mbi 60%, po ashtu edhe në Patos dhe në Divjakë kemi një rezultat shumë të mirë. Ka qenë një garë e vështirë për arsyet që ju i keni transmetuar dhe që gjej rastin t’ju falenderoj ju si media edhe për mbulimin që i keni bërë edhe fushatës në Roskovec dhe asaj në Mallakastër, ku ka pasur veprime nga ana e kandidatëve kundërshtarë, haptazi në kundërshtim me ligjin, megjithatë projeksioni ynë është fitues edhe në këto bashki. Ajo që dua të them është se ne do ta lexojmë me shumë vëmendje këtë rezultat, dhe natyrshëm ju e dini që ne të rikthehemi në 10 me 6 në Fier në 2025.”

Për Taulant Ballën pjesëmarrja në këto zgjedhje ka varjuar nga bashkia në bashki. “Unë mendoj që në Lushnje pjesëmarrja është më e lartë sesa një vit më parë, por është më e ulët sesa mesatarja ndër vite. Pjesëmarrja në Fier është po ashtu më e ulët, por ajo që dua t’ju them është se pritshmëria në votat e partisë socialiste, sido që të ishte pjesëmarrja është për një rezultat historik. Ndaj ju thash, gjithkca mbi 60%. Çdo parti politike shqetësohet për votën e saj historike dhe dua tju them që brenda kësaj pjesëmarrje ne do të konfirmojë votat tona në Fier. Këtu thjesht dhe vetëm  do të thellohet rezultati. Nuk di nëse do të shkojmë sa  Vora në Fier,  por ne pretendojmë të marrim votën tonë, një mesatare të votës historike edhe në këto kushte pjesëmarrje. E vërteta është se presim një rezultat shumtë të mirë.”

Përsa i përket incidenteve që kanë shoqëruar këtë proces zgjedhor Balla është shprehur se i takon strukturave ligjzbatuese që të gjitha këto incidente ti hetojnë. “Ne kemi bërë kallëzimet tona përkatëse për një rast të paprecedent të ndodhur ndonjëherë, që një kandidat i një formacioni politik shkon në një qendër votimi dhe godet ata që votojnë, po kur je kandidati i Salike Floririt mund të bësh gjithçka, dhe keqardhje e madhe për të gjithë këta që u përdorën në këtë fushatë dhe vun fytyrën e tyre për dy njerëz që besoj se sot i mbyllën hesapet me Shqipërinë një herë e përgjithmonë.”

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve shihet me optimizëm për Ballën ka bashki në qarku ku rezultati pritet të jetë më i ngushtë, por gjithsesi fitues. “Salike Floriri për shembull në bashkinë e Mallakastrës është forcë e tretë por shumë poshtë, kështu që e kuptoni qartë se çfarë rezultatesh pritet të kemi. Ndërkohë ne i kemi udhëzuar numëruesit tanë që të bëjnë detyrën dhe ajo që është shumë e rëndësishme, është që cdo votë e cdo qytetari të qarkut, sikurse e dini në të gjithë Shqipërinë, pozicioni zyrtar i PS është që numëruesit të bëjnë detyrën dhe kushdo që shkel ligjin do të përballet me të”.

Kreu i grupit parlamentar socialist është shprehur se festa e fitores në Fier do të jetë e jashtëzakonshme, por pas certifikimit të zgjedhjeve. “Kam dhënë një porosi sot që ne do të presim rezultatin, dhe të jeni të sigurt që Fieri ka një festë shumë të madhe.”

Taulant Balla edhe një herë i është rikthyer probleme që janë hasur për identifikimin elektronik. “Nuk e përjashtoj që në orët e para të mëngjesit, kur ende nuk ishte marrë vendimi i KQZ për të mos pritur afatin tre orë por për të kaluar menjëherë në identifikimin manual të zgjedhësve, ka shkaktuar probleme dhe mund të ketë shkaktuar edhe arsyen e njerëzve që janë larguar nga qendrat e votimit dhe nuk janë rikthyer më për të votuar. Këto janë detyra që duhen adresuar në kuadër të një reforme shumë më të thellë të kodit zgjedhor dhe të mënyrës së administrimi të zgjedhjeve. Besoj se biem dakord të gjithë që me kushtet që kemi pasur problematika kur formacione të caktuara politike nuk plotësonin komisionet zgjedhore, mendoj se ka ardhur koha të kalojmë në komisione zgjedhore tërësisht të depolitizuara në mënyrë që administrata zgjedhore të ketë një përgjegjësi shumë më të madhe dhe një uniformitet, për sa kohë që kemi pranuar të kemi një komisioner zgjedhjes të depolitizuar, që është niveli i parë, deri në nivelin fundor që është ai i numërimit apo i administrimi të komisionit të qendrave të votimit të jenë të depolitizuara, pra të mos jenë më partitë. Ne në fakt kemi pasur dispozita kalimtare që të kalojmë dhe që në 2025, apo kur të jenë zgjedhjet të kemi administrim të zgjedhjeve nga struktura të depolitizuara dhe jo nga propozime partish”, është shprehur Taulant Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA