90 minuta para mbylljes së votimit/ Bardh Spahia: Prani të personave me rekorde kriminale në qendrat e votimit, votoni sa më shumë

14/05/2023 17:26

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, ka dhënë një deklaratë për mediat, rreth 90 minuta par mbylljes së procesit të votimit, ku është shprehur se në qendrat e votimit ka prani të personave me rekorde kriminale.

Ai ka kërkuar ndihmën e organeve shtetërore për të garantuar një proces të lirë votimi si dhe i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë teksa këtij procesi po i vjen fundi.

“Ka pasur prezencë të personave me rekorde kriminale në qendrat e votimit. Kam shprehur thirrjen për organet shtetërore që të garantojnë ushtrimin në mënyrë të lirë të qytetarëve nëpërmjet votës, Duhet ti garantohet qytetarëve votim i lirë dhe i qetë. Ka një rritje të ndërgjegjes qytetarëve për të votuar në krahasim me një vit më parë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne se sa pjesëmarrja masive.“- tha Spahia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA