Zelensky dhuratë për Papën, një jelek antiplumb të veshur ushtari ukrainas

13/05/2023 20:21

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë ditës së sotme takoi Papa Françeskun në Vatikan.

Gjatë takimit, 45-vjeçari i dorëzoi udhëheqësit fetar një jelek antiplumb të përdorur nga një ushtar ukrainas që kishte një pamje të Madonnas.

“Është një nder i madh”, tha Zelensky duke vënë dorën në zemër dhe ulur kokën teksa u takua me Papën.

I pari i shtetit të Ukrainës më pas ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku deklaroi se ishte “mirënjohës” për “vëmendjen personale të

Papës ndaj tragjedisë së miliona ukrainasve”, duke shtuar se folën për “dhjetëra mijëra” fëmijë të dëbuar nga Rusia.

Lideri ukrainas u takua për herë të fundit me Papën në Vatikan në vitin 2020 dhe të dy kanë pasur disa biseda telefonike që nga fillimi i luftës.

Në fillim të luftës, Papa u përpoq të merrte një qasje të ekuilibruar me shpresën për të qenë një ndërmjetës, por më vonë filloi dënoi me forcë veprimet e Rusisë, duke i krahasuar ato me disa nga krimet më të këqija kundër Ukrainës gjatë epokës sovjetike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA