Demonstrues pritën sot Macron duke trokitur tenxhere e kapakë në Dunkirk në veri të Francës, gjatë një vizite të presidentit për të folur për ‘riindustrializimin”.
“Në mënyrë paradoksale këtu njoftohet për mijëra vende pune kur aktualisht në industri të gjithë ndjenë kërcënimin për vendin e punës”, tha në demonstratë Christelle Veignie sekretare e sindikatës CGT në Dunkirk.
Macron tha se në rajon do të ndërtohet një impjant i madh i prodhimit të baterive por ne qytet demonstruesit brohorisnin kundër premtimeve të tij dhe reformës së pensioneve.
Një kompani taivaneze do të ndërtojë impjantin në rajonin bregdetar francez që sipas qeverisë do të zëvendësojë vendet e humbura të punës nga mbyllja e industrive të çelikut e minierave gjate viteve.
Ish-bankieri Macron ka reduktuar taksat e biznesit, ka liruar krahun e punës dhe ka dhënë të tjera nxitje për investimet, që prej ardhjes në pushtet në 2017, masa të cilat kanë shkaktuar zemërim të gjerë mes opinionit.
“Jam krenar që po hapim një trg pune në një zonë që ka parë vetëm mbyllje fabrikash prej dekadash”, tha Macron duke njoftuar investimin ndërkombëtar të Dunkirk.
Top Channel