22-vjeçari nga Texas vret të dashurën që abortoi fëmijën pa miratimin e tij (fotot)

13/05/2023 17:38

Një i ri nga Texas, SHBA ka vrarë dje të dashurën e tij kur zbuloi se ajo kishte abortuar pa miratimin e tij duke udhëtuar në një prej shteteve amerikane që lejojnë procedurën, tha policia.

22 vjecari Harold Thompson, ësthë akuzuar për vrasjen me armë të 26-vjeçares Gabriella Gonzalez në parkingun e një qendre tregtare, njoftonte policia e Dallas.

Gonzalez ishte kthyer vetëm një natë më parë nga udhëtimi i saj prej rreth 1000 km drejt Colorado, shtet në të cilin lejohet aborti në të gjitha fazat e shtatzanisë, sipas dokumenteve të policisë.

Në shtetin e Texas aborti ndalohet pas javës së gjashtë të shtatzanisë, përveç rasteve të emergjencave mjekësore.

“Besohet se vrasësi i dyshuar ishte babai i fëmijës. Ai nuk kishte dashur që Gonzalez të abortonte”, tha policia në një njoftim për shtyp.

Pamje nga kamerat e sigurisë së parkingut tregonin çiftit që debatonin pasditen e të enjtes, para se Thompson të kapë Gonzalez nga qafa, teksa vajza më pas çlirohet nga kapja.

Dyshja duket se nisin të ecin së bashku, teksa në një moment besohet se Thompson nxjerr një pistoletë që kishte me vete dhe qëllon Gonzalez në kokë.

Policia tha se ai e kishte qëlluar disa herë edhe pasi ajo ishte e shtrirë përtokë dhe më pas ishte larguar me vrap.

Gonzalez kishte vdekur në vend.

Në kohën e sulmit Thompson kishte dhe një akuza dhune shtëpiake ndaj një anëtareje femër të familjes së tij. Dokumenti nuk përmend emrin e viktimës së dhunës por besohet se ishte përsëri Gonzalez me të cilën jetonte.

Viktima e paemëruar e dhunës shtëpiake kishte thënë në polici se Thompson “e kishte rrahur disa herë gjatë marrëdhënies së tyre,” ndërsa asokohe Thompson tha në polici se gruaja ishte shtatzënë me fëmijën e tij.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
2/3
Policia tha se ai e kishte qëlluar disa herë edhe pasi ajo ishte e shtrirë përtokë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA