SHBA në rrezik, ende pa zgjidhje për borxhin: “Përfiton” Kina e Rusia

12/05/2023 11:30
United States flag on bar chart concept of economic recovery with stock market down and up. Concept of business improving after crisis such as Covid-19 or other catastrophe as economy and businesses reopen again.

Kufiri i borxhit mund të marrë qeveria për të përmbushur detyrimet e saj financiare është kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha të momentit për politikën amerikane.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje në javët e ardhshme, Shtetet e Bashkuara nuk do të mund të paguajnë faturat e tyre për herë të parë në histori, duke dërguar valë tronditëse financiare në mbarë botën.

Edhe takimi i planifikuar të mbahej sot për këtë çështje mes presidentit Joe Biden dhe ligjvënësve kryesorë, është shtyrë për javën e ardhshme. Këshilltarë nga të dyja palët kanë filluar të diskutojnë mënyrat për të kufizuar shpenzimet federale.

Ndihmësit e Biden, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, senatori republikan Mitch McConnell dhe demokratët Hakeem Jeffries dhe Chuck Schumer u takuan të mërkurën dhe të enjten për të diskutuar rritjen e tavanit të borxhit, njoftoi më herët Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë se Kina dhe Rusia do të përfitonin nga “kaosi” që do të pasonte nëse Shtetet e Bashkuara dështojnë të paguajnë borxhin. Ngërçi mes republikanëve që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Presidentit Joe Biden lidhur me tavanin e borxhit të vendit, kufiri ligjor në bazë të cilit qeveria amerikane mund të marrë hua për të paguar faturat e saj, është një dhuratë për kundërshtarët e Amerikës, tha drejtoresha e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Shalanda Young.

Paralajmërimet vijnë mes përplasjeve disa mujore mes Presidentit Joe Biden dhe republikanëve, lidhur me nevojën për të siguruar miratimin e Kongresit për të rritur tavanin e huamarrjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA