Izraeli bombardon në Gaza teksa militantët kundërpërgjigjen me raketa drejt veriut (fotot)

12/05/2023 17:41
Ndertese e goditur nga sulmet ajrore sot ne Gaza

Dhuna e rëndë tashmë në ditën e katërt ka vrarë dhjetra palestinezë në Gaza dhe një hebre në Izrael, sipas raportimeve.

Avionët  izraelite dhe militantët palestinezë në Gaza kanë shkëmbyer zjarr të rëndë teksa shpresat për një armëpushim pas disa ditë gjakderdhje e luftime, janë ende të pakta.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për ulje të tensioneve teksa BE po kërkon “një armëpushim të shpejtë e të qëndrueshëm”.

Izraeli ka thënë se po godet “objektiva të grupit militant Xhahadi Islamik” që gjendet brenda territorit të mbipopulluar palestinez, teksa gazetarët e rrjetit AFP raportojnë se sulmet ajrore po godasin qytetin e Gazës.

Sirenat që lajmërojnë zjarrin në ardhje janë dëgjuar dhe në komunitetet izraelite afër kufirit me Rripin e Gazës, si dhe në kolonitë izraelite në zonat e ankesuara të Jeruzalemit lindor.

Ashpërsimi i dhunës ka nisur prej të martës kur në një sulm ajror në Gaza Izraelit vrau tre militantë të Xhihadit Islamik dhe shkaktoi vdekjen e të paktën 10 civilëve të tjerë.

Lëshimet e fundit raketore të militantëve palestinezë, siç raportohet nga rrjeti AFP, janë bërë “si një reagim ndaj vrasjeve dhe agresionit të vazhdueshëm kundër popullit palestinez”.

Të paktën 31 palestinezë janë vrarë sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, përfshi dhe fëmijë.

Jeta e përditshme ka ndaluar në qytetin që qeveriset nga Hamas, teksa Izraeli i ka thënë  qytetarëve hebrenj pranë Gaza të qëndrojnë afër strehimeve të bombardimit.

Në zonën qendrore të Gaza, Deir al-Balah, fermeri Belal Basher, qëndronte pranë rrënojave të shtëpisë së tij të goditur nga sulmet izraelite. “Situata jonë është e njëjtë me atë të çdo palestinezi, të cilëve i kanë shembur shtëpinë të ndërtuar gjatë shumë viteve”, tha 33 vjeçari.

Më herët kishte pasur shpresë për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Kairo, por rrjedhimisht burimet thanë se Izraeli i refuzoi tentativat e Egjiptit për armëpushim.

Ushtria izraelite thotë se ka goditur 170 objektiva të militantëve kësaj jave, ndërsa shton se rreth 860 raketa janë lëshuar nga militantët në Gaza.

Përshkallëzimi i kesaj jave është më i rëndi që prej gushtit, kur 49 palestinezë në Gaza u vranë gjatë përplasjeve të ngjashme, ndërsa tre persona u plagosën në Izrael nga raketat, sipas OKB.

FOTO GALERI
2/2
Sulmet ajrore izraelite

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA