Fushata e “Bashkë Fitojmë”, kandidati Belind Këlliçi me tregtarët e “Myslym Shyrit”

12/05/2023 12:53

Ndërtimi i kullave në kryeqytet konsiderohet si thembra e Akilit e Bashkisë së Tiranës nga rivalët e Erion Veliajt.

Në ditën e fundit të fushatës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Kellici akuzoi kundërsharin e tij për standart të dyfishtë.

“Të gjithë ato banorët në Tiranë, në qytet dhe në fshat, që më thonë: Belind nuk hapin dot dritaret e shtëpisë, nuk rregullojmë dot avllinë, nuk rregullojmë dot çatinë se vjen na vë gjobë policia bashkiake. Kurse klientela e këtij shiko çfarë bën!”, tha Këlliçi.

Belind Kelliçi është rreshtuar kundër vendimit për shembjen e pallateve vjetra mbi 50-vjeçare.

“Domethënë, sot të rrezikuar në Tiranë nuk janë më vetëm qytetarët që janë në proces legalizimi por dhe autoktonët, dhe ata që i kanë apartamentet me letra të rregullta, me certifikatë pronësie me të gjitha, vetëm për faktin se mund të banojnë në apartamente më të vjetra se 50-vjeçare rrezikojnë që Erion Veliaj mund t’i nxjerri nga shtëpia, për t’u shembur shtëpitë për t’i bërë kulla betoni. Bëjeni zgjedhjen vet, katër ditë kanë ngelur”, tha Këlliçi.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u takua edhe me biznese në zonën e tregut çam ku dëgjoi shqetësimet e tyre.

Top Channel