“Bashkë fitojmë” mbyll fushatën! Takimi përfundimtar në Tiranë, PD-ja zhvillon miting të mbyllur

12/05/2023 20:15

Kjo fushatë elektorale ka qenë e pazakontë për demokratët, pasi garojnë të ndarë.

Ashtu si në 6 mars ata garojnë të ndarë, një pjesë mbështesin koalicionin e “Bashkë Fitojmë” ku Berisha ka bërë aleancë me Metën ndërsa një pjesë tjetër mbështesin demokratët që kanë në dorë logon dhe vulën zyrtare të PD-së, Enkelejd Alibejat.

Në sheshin Nënë Tereza zhvillohet mitingu përmbyllës i fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ndryshe nga sa bënë në fillim të kësaj fushate ku mitingu hapës u bë në stadiumin “Air Albania”, Meta dhe Berisha kanë menduar të ulin kostot duke e zhvilluar mitingun përmbyllës pak metra më tutje ku po peshën kryesore të fjalës dy udhëheqësit e koalicionit.

Nga ana tjetër PD-ja zyrtare si rrallë herë në tre dekada ka vendosur të mos bëje një miting përmbyllës në shesh por të beje një miting të mbyllur në një hotel.

Berisha dhe Meta garojnë në 61 bashki ndërsa PD-ja zyrtare ka vetëm 14 kandidatë në garë.

Top Channel