Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas ndalimit nga Policia e Vlorës të Fredi Belerit nën akuzën e blerjes së votave.
Para pak minutash, Ministria e Jashtme greke njoftoi se ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias do zhvillojë sot një vizitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Heimarra në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias. , po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.
Gjithashtu ministri grek i mbrojtjes së qytetarit Takis Theodhorikakos i ka telefonuar homologut të tij shqiptar, Bledi Çuçi për ti kërkuar këtij të fundit lirimin e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Beleri, është arrestuar me akuzën e shit blerjes se votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.
Top Channel