Akuza për kandidatin Admir Sinamati/ Ibsen Elezi i kujton të kaluarën dhe “manipulimin e zgjedhjeve në PD”

Akuza për kandidatin Admir Sinamati/ Ibsen Elezi i kujton të kaluarën dhe “manipulimin e zgjedhjeve në PD”

Ibsen Elezi, një nga emrat e njohur të Partisë Demokratike në Kukës, ripublikoi në faqen e tij në Facebook disa dokumenta të kohës së komunizmit.

Ato bëjnë fjalë për dënimin e një grupi prej 8 personash mes të cilëve edhe xhaxhanë e tij në vitin 1960-1972 me akuzën e rrëzimit me dhunë të pushtetit popullor e me pas dënimin e një tjetër personi, Bajram Gjana me të njëjtat akuza në vitin 1982. Në këto dokumente, një nga ndihmës gjykatësit është Belul Sinamati, babai i Admir Sinamatit, kandidatit zyrtar të Bashkë fitojmë në Kukës.

 “Atyre që për një arsye apo tjetrën e mohojnë këtë të vërtetë, ju them: ‘ Jeni njerëz të kqinj, bile edhe më të kqinj se ata qe e kane kryer’. Arsyeja kryesore e degradimit moral të shoqërisë sonë është pikërisht fakti që themelin e marrëdhënieve të saj e kemi ndërtuar mbi të pavërteta. Prandaj i drejtohem kandidatit Sinamati të kuptoje se rruga e drejte është pranimi i se vërtetës dhe ndjesa publike, e jo krenimi publik”- shkroi Ibsen Elezi.

Ibsen Elezi e akuzon kandidatin aktual se manipuloi garën brenda PD duke hequr anëtarë apo duke shtuar të tjerë. Ai shkruan se krimi i manipulimit te zgjedhjeve qe kreu Sinamati me urdhër të Xenit, është po aq i rëndë se krimi i të atit me urdhër të Enverit.

Po çfarë është kjo dosje që përmend opozitari Ibsen Elezi. Bëhet fjalë për një dënim të 8 banorëve të Kukësit që akuzohen se janë kundër regjimit komunist dhe kanë kërkuar rrëzimin e tij me dhunë. Nga 8 të dënuarit vetëm dy janë ende gjallë. Të tetë, përfshi edhe xhaxhain Ibsen Elezit, Sigurimi i Shtetit e ka ndjekur e përgjuar dhe në prokurori dhe gjykatë është paraqitur një dosje ku thuhet se të akuzuarit bënin biseda mes tyre kundër regjimit.

Trupa gjyqësore përbëhej nga gjyqtari dhe tre ndihmës gjyqtarë një prej të cilëve është Belul Sinamati babai i kandidatit. Ky i fundit reagoi në lidhje me këtë dosje duke thënë se është manipulim, por konfirmon se babai i tij ishte në trupën gjykuese që dënoi Bajram Gjanën.

“Në 1982, Babai im ishte zgjedhur nga autoritete e asaj kohe si ndihmës gjyqtar dhe kishte një rol honorifik, pa asnjë akses juridik, thjesht rol formal”-shprehet Sinamati.

Megjithatë në vendimin e dënimit është si ndihmës gjyqtar Belul Sinamati.

Top Channel