Një predator transseksual është burgosur sot për nëntë vjet në Britani pasi përdhunoi një miken e saj vetëm disa javë pasi ishte liruar nga burgu për sulm seksual ndaj të miturave.
Lexi-Rose Crawford, 24 vjeç, nisi të ‘identifikohej’ si femër pasi u lirua nga katër vite burgim pasi kishte bërë seks me një vajzë të mitur me të cilën ishte njohur online.
Në gjyq i tha sesi ai kishte sulmuar viktimën e fundit në shtëpinë e saj, ku transseksuali kishte sjellë kompjuterin për të luajtur në PlayStation.
I akuzuari të cilit në gjyq i referoheshin si ‘zonjushë’ gjatë procedimit, u shpall fajtor për përdhunim e sulm seksual në gjyqin e marsit në Bristol teksa pret dënimit nesër.
Gjykatësi Michael Longman përshkruante krimet e saj/tij si ‘veçanërisht shokuese’.
Dënimi i Crawford vjen pak pas dënimit për përdhunim të transseksualit skocez Isla Bryson, i burgosur për tetë vjet në shkurt për sulmin ndaj dy viktimave femra në shtëpitë e tyre, në kohën kur jetonte si një burrë.
31 vjeçari Bryson i cili nisi tranzicionin nga mashkull në femër pas dënimeve të përdhunimit, u mbajt fillimisht në një burg femrash, por tani po kryen dënimin në burgun e burrave të Edinburgh.
Gjyqtari i tha Crawford: “Duke parë precedentët e tu të shkeljeve, këto janë ngjarje serioze ndaj një personi që ishte mikja jote të cilës ia njihje dobësitë”.
Viktima tha në deklaratën e saj se sulmi seksual e kishte traumatizuar dhe se ishte larguar nga shtëpia ku ndodhi ngjarja pasi kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.
Ajo shtonte: “Unë kisha pasur dhe më parë çështje me shëndetin mendor dhe po rekuperohesha , por ajo që më bëri Lexi më riktheu aty ku isha.”
“Kisha makthe terrori natën dhe nuk mund të jetoja më aty”.
Prokurori cilësoi se transseksuali e kishte penetruar me penisin e tij siç kishte bërë në rastet e tjera të përdhunimit.
Gjykatësi dënoi Crawford, me nëntë vjet burgim për përdhunim e sulm seksual.
Në Britani transseksualët që kanë organe gjenitale meshkuj dhe dënohen për përdhunim me nje vendim te fundit dërgohen në burgje burrash përveç një klauzole ku thuhet “për rrethana të veçanta”.
Top Channel